Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i ka revokuar kartën e gjelbër mbesës me vajzë të të ndjerit, gjeneralmajorit të IRGC-së, Qasem Soleimani dhe se ato tani janë në paraburgim të ICE.
Mediat amerikane raportojnë se të njëjtat janë në pritje të largimit nga SHBA-ja.
Rubio tha se mbesa dhe stërmbesa e Soleimanit jetonin “shumë mirë” në SHBA, transmeton IndeksOnline.
“Afshar është mbesa e Gjeneral Majorit iranian të ndjerë Qasem Soleimani. Ajo është gjithashtu një mbështetëse e hapur e regjimit iranian, i cili festoi sulmet ndaj amerikanëve dhe e quajti vendin tonë ‘Satani i Madh’”, tha Rubio në një postim në X.
“Këtë javë, unë i dhashë fund statusit ligjor si Afsharit ashtu edhe vajzës së saj dhe ato tani janë në paraburgim të ICE-së, në pritje të largimit nga Shtetet e Bashkuara. Administrata Trump nuk do të lejojë që vendi ynë të bëhet një shtëpi për shtetasit e huaj që mbështesin regjimet terroriste antiamerikane”, tha Rubio.
Departamenti i Shtetit nuk njoftoi asnjë akuzë kundër Afsharit ose vajzës së saj.
Soleimani u vra gjatë administratës së parë të presidentit Donald Trump në janar 2020 gjatë një sulmi të synuar gjatë vizitës në Irak.