back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeRubin vizitoi Vranjevcin në vitin 1991, Ismet Beqiri ndan kujtimet nga lagjja...

Rubin vizitoi Vranjevcin në vitin 1991, Ismet Beqiri ndan kujtimet nga lagjja e rezistencës

Të ngjajshme

Vjen zyrtarizimi i Benzemës te Al-Hilali

Karim Benzema edhe zyrtarisht është lojtari më i ri...

Kaq kushton prishja e sotme në KEK, sipas Janina Ymerit

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A5...

Pezullohet zyrtari korrektues që u kap duke tentuar të fusë kontrabandë në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar nga detyra...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i LDK-së, Ismet Beqiri, ka kujtuar një takim domethënës me James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan, gjatë vizitës së tij në vitin 1991 në Kosovë.

Ai e ka cilësuar këtë takim si “të paharruar”, duke theksuar rëndësinë që Rubin dhe SHBA-të kanë pasur në mbështetjen për Kosovën.

Në postimin e tij, Beqiri tha se bashkë me Rubin, si dhe me veprimtarët Sejdi Veseli, Gazmend Pula dhe Bahtir Cakolli, kishin vizituar lagjen simbol të rezistencës dhe sakrificës në Prishtinë – Vranjevcin, konkretisht Kodrën e Trimave.

“Vizituam disa familje që ishin të rrahura dhe të maltretuara rëndë nga policia okupatore serbe”, shkroi Beqiri.

Beqiri falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe veçanërisht për James Rubin, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Respekt dhe mirënjohje të përhershme për SHBA – për zyrtarët e saj të lartë, në veçanti për James Rubinin”, shkroi Beqiri./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz