back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeRubin: Thaçi kishte prioritet mbështetjen amerikane, i hetuam akuzat ndaj tij, asnjë...

Rubin: Thaçi kishte prioritet mbështetjen amerikane, i hetuam akuzat ndaj tij, asnjë nga ato marri s’ishte e vërtetë

Të ngjajshme

James Rubin, ish-ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan, e zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai tha se për SHBA-në, Kosova ka qenë çështje primare gjatë luftës dhe se marrëdhëniet me Thaçin ishin të veçanta dhe të jashtëzakonshme.

Rubin foli për takimin me Thaçin. Tha se e krijoi përshtypjen se ish-udhëheqësi i delegacionit shqiptar në Rambuje e shihte Amerikën si simbol të fuqisë dhe si pasqyrim të asaj që ai e konsideronte si shtet i fortë dhe i besueshëm.

“Sipas meje, prioriteti i tij më i madh ishte të kishte mbështetjen e udhëheqjes amerikane”, tha Rubin gjatë dëshmisë së tij.

Thaçi, tha ai, nuk kishte ndonjë sjellje apo qasje që do ta rrezikonte mbështetjen amerikane për Kosovën.

“Jo, Thaçi gjithmonë dëshironte të sigurohej që Amerika do të qëndronte në krah të tij dhe të Kosovës”, shtoi Rubin.

Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se SHBA-ja ka bërë përpjekje shumë të mëdha dhe të thella për të vërtetuar akuzat anonime ndaj Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së për krime.

Lidhur me artikullin e një gazetari të New York Times, Rubin tha se “ishte i keqinformuar nga burime serbe”.

“Ne kemi konstatuar në mënyrë të përsëriste thashetheme pa prova, por pasi punonte për New York Times, ne duhej të bënim hetime të thella për to, pasi ajo ishte gazetë shumë e rëndësishme”.

Rubin tha se gazetari bënte pretendime që inteligjenca amerikane dhe ekspertët e jashtëm nuk mund t’i konfirmonin.

“Unë u kërkoja komunitetit, agjencive të inteligjencës, ekspertëve të jashtëm, zyrtarëve ushtarakë, të gjithë njerëzve pra që mund të më jepnin informacione lidhur me veprime kriminale apo gjëra të tilla, pyesja ekspertët për krime ndërkombëtare në mënyrë të përsëritur, dhe nuk kemi marrë asnjë konfirmim të këtyre komenteve shpifëse”.

Ai tha se në Departamentin amerikan të Shtetit “ka qenë një zyrë që merrej apostafat me krimet e luftës”.

Disa pretendime, Rubin tha se i hetoi edhe personalisht.

“Asnjë prej akuzave lidhur me rolin e tij dhe udhëheqësit e UÇK-së, apo akuza të tjera të marra, asgjë s’ishte e vërtetë”, tha ai.

Rubin tha se SHBA-ja kishte ndihmuar shqiptarët e Kosovës dhe ata dhe udhëheqësit e UÇK-së ishin “shumë mirënjohës”.

“Unë e di që ne kishim shumë influencë ndaj tyre”, tha ai.

Akuzat ndaj Thaçit dhe udhëheqësisë së UÇK-së, Rubin tha se ishin “të rreme, të fabrikuara” dhe se ato “synonin të ndikonin në mbështetjen tonë dhe ta cenonin marrëdhënien tonë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz