Rubin: Shqiptarëve iu bëmë thirrje që të mos merrnin hak për horrorin që kishin përjetuar
dp

Lexo edhePolicia po e kërkon publikisht një hajn

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, po vazhdon dëshminë e nisur dje para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ai është thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe po merret në pyetje nga Prokuroria.
Rubin deklaroi të martën në Hagë se nuk i kujtohet incidenti në ndërtesën e MUP-it në Prizren. Por ai tha se shqiptarëve të Kosovës, u është bërë thirrje që të mos merrnin hak për atë që kishte ndodhur.

Lexo edhePolicia po e kërkon publikisht një hajn
“Ne kemi bërë thirrje për tolerancë, kemi bërë thirrje që të mos merrej hak për vrasjet masive që iu bënë shqiptarëve dhe serbëve. Kemi inkurajuar shokët e komunitetit të shqiptarëve që të mos merrnin hak për atë që iu kishte ndodhur, për horronin që kishin përjetuar”, ka thënë Rubin.
Ish-diplomati amerikan është ende duke vazhduar dëshminë në Speciale.