back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeRubin: Marrëveshjet e Rambujesë ishin shumë të gjëra dhe të hollsishme –...

Rubin: Marrëveshjet e Rambujesë ishin shumë të gjëra dhe të hollsishme – komunikoja me Thaçi me telefon përmes zyreve të DASh-it

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku po dëshmon në mbështetje të mbrojtjes së Hashim Thaçit, ish-udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjatë seancës, gjykatësi e pyeti Rubin rreth qëndrimit të Thaçit dhe UÇK-së ndaj raundit të parë të bisedimeve të Rambujesë, duke e vënë në pah se nënshkrimi i marrëveshjes ishte konsideruar nga disa si një akt i kompromisit, raporton lajmi.net

Rubin e përshkroi këtë vendim si një lëshim të rëndësishëm, duke theksuar dy arsye kryesore.

“Marrëveshjet e Rambujesë, për ata që i kanë lexuar, janë shumë të gjëra dhe të hollësishme. Përmbajnë shumë hollësi, përfshirë edhe lejimin që NATO-ja të jetë struktura ushtarake e sigurisë dominuese në Kosovë. Dhe kjo ishte kundër idesë që UÇK-ja të krijonte, t’i jepte siguri popullit të Kosovës – duke u pajtuar në formën bazike të saj, kjo ishte një lëshim. Së dyti, duke u pajtuar në parim – këto marrëveshje nuk kishin një garanci për pavarësinë e Kosovës. Marrëveshjet, pra, nuk e përmbanin (pavarësinë); ato thjesht përmbanin element tregues që do të ishte mundësia e shprehjes së vullnetit të popullit pas 3 vjetësh. Pavarësisht (kësaj), ishte lëshim – dhe kjo ishte gjë e madhe,” deklaroi Rubin para trupit gjykues.

Në një pjesë tjetër të seancës, gjykatësi e pyeti Rubin për natyrën e komunikimeve që ai kishte me Thaçin gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s nga marsi deri në qershor të vitit 1999, periudhë në të cilën Rubin ishte zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe ka pasur 10 deri në 40 telefonata me Thaçin, të zhvilluara përmes lidhjeve satelitore dhe të koordinuara me strukturat operative të Departamentit të Shtetit.

“Besoj që më ka thënë pothuajse gjithmonë, por shpesh, që ishte në Kosovë – i fshehur, duke u ruajtur që mos të vritej dhe duke ndihmuar me organizatën e tij popullin e Kosovës. Mendoj se pjesën më të madhe të kohës ka qenë aty brenda në Kosovë, pra. Po, thirrjet telefonike janë bërë përmes lidhje satelitore. Thirrnim në pjesën operative të Departamentit të Shtetit në një orë të caktuar. Unë nuk e kisha numrin e tij të telefonit,” sqaroi Rubin./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz