Rrustemi: Vizita e serbëve nuk është pelegrinazh fetar por pelegrinazh kriminelësh
BILLI

Lexo edheKur Thaçi e fotografonte Albin Kurtin në Kuvend me hartën e copëtuar të Kosovës (Pamje)

Për ditën e sotme pelegrinë serbë kanë planifikuar për ta vizituar kishën ortodokse në Gjakovë.
Qytetarët gjakovarë kanë bllokuar hyrjet me vetura për në kishë, në mënyrë që të mos lejojnë pelegrinët serbë të realizojnë vizitën. Protesta e tyre ka filluar që nga ora 08:00.
Anëtari i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se “vizita e serbëve në Gjakovë nuk ka asgjë fetare. Në thelb nuk është pelegrinazh fetar, por pelegrinazh kriminelësh të padënuar sado mbështjellësit, të cilët synuan poshtërimin e familjarëve të viktimave nga Gjakova dhe instutucionet e vendit. Nënat gjakovare qëndruan, institucionet e poshtëruara që moti, kanë harruar e falur krimet pa ua kërkuar!”/Drenicapress.info

Lexo edheKur Thaçi e fotografonte Albin Kurtin në Kuvend me hartën e copëtuar të Kosovës (Pamje)