back to top
Tuesday, September 2, 2025
BallinaLajmeRrustemi i VV-së bën propagandë: Kujton kohen e heqjes së stemës së...

Rrustemi i VV-së bën propagandë: Kujton kohen e heqjes së stemës së Republikës nga fletëvotimet, por s`tregon se ajo u rikthy pas 7 muajve

Të ngjajshme

Demaku: Rreth Kurtit gjenden figura me propagandë anti-UÇK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku,...

Korçë/ Gjendet në shtëpi pa shenje jete i moshuari

Pasditen e sotme një 70-vjeçar me iniciale N.K., është...

Pamje dramatike në Norvegji, toka u përpi nga deti së bashku me disa shtëpi banimi

Një ngjarje dramatike ndodhi në Norvegji, ku një rrëshqitje...

Ish-anëtari i VV-së në KQZ-së, Adnan Rrustemi, ka tentuar sërish të bëjë pak propagandë.

Ai ka kujtuar kohen kur ishte hequr stema e Republikës së Kosovës nga fletëvotimet për zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai është munduar të krenohet se si aso kohe vetëm VV-ja e kishte kundërshtuar një gjë të tillë, ndera partitë tjera e kishin përkrahur.

Por, zyrtari i VV-së, i cili nuk ka mundur të zgjidhet deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk ka treguar se stema e Republikës ishte rikthyer në fletëvotime pas 7 muajve.

Pra, stema e Republikës së Kosovës ishte hequr nga fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013 dhe ishte rikthyer në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit 2014.

“E mbaj mend si sot se si 12 vite më parë kur isha anëtar i KQZ-së, që në zgjedhjet lokale të 2013, krahas themelimit të Listës Serbe në dialogun politik me Serbinë, kishin vendosur edhe disa kushte, si heqja e stemës së Kosovës nga fletëvotimet dhe mbishkrimin “Republika e Kosovës” nga të gjitha materialet e formularët zgjedhor për t’ia bërë qejfin Listës Serbe e Serbisë. Të njëjtat parti që sot po e mbrojnë Listën Serbe, e patën arsyetuar dhe votuar heqjen e stemës dhe mbishkrimin “Republika e Kosovës”. Atëbotë vetëm dy anëtarë patëm kundërshtuar ashpër, të tjerët ishin bashkë siç janë edhe sot”, ka shkruar Rrustemi.

Në vitin 2013, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë kishte vendosur që në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të nëntorit 2013 të ishte vetëm logoja e KQZ-së.

Deri në atë kohë, në fletëvotime ishte e vendosur stema e Republikës së Kosovës.

Autoritetet serbe në Beograd patën kërkuar që në fletëvotimet e 3 nëntorit të mos ketë shenja të shtetësisë së Kosovës.

Sipas tyre, nëse nuk do të ndodhte kjo, nuk do t’iu bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Vendimi i KQZ-së ishte mirëpritur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz