back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeRrustem Mustafa: Institucionet nuk janë lodra politike dhe paraja publike nuk është...

Rrustem Mustafa: Institucionet nuk janë lodra politike dhe paraja publike nuk është karrem për vota

Të ngjajshme

Doktori i QKUK-së pjesë e garës për deputet nga LDK-ja!

Dr. Xhevdet Çuni, urolog me përvojë në Qendra Klinike...

Goditi me veturë një këmbësor në Prizren, arrestohet i dyshuari

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Rrustë...

I shqiptuan gjobë, prishtinasit sulmojnë dy policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, të...

Kamenicë: Varri dëmtohet nga persona të panjohur, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kamenicë, të...

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se aty ku mungon transparenca, lind kaosi institucional, për çka thotë se sot në vend të qartësisë por bëhet lojë me institucione.

Mustafa thekson se institucionet nuk janë lodra politike, paraja publike nuk është karrem për vota, shteti nuk është pronë partie dhe se sipas tij koha e mashtrimit me vendime selektive po mbaron

Postimi i plotë:

Kur mungon transparenca, lind kaosi institucional

Transparenca duhet të jetë themeli i shtetit, jo viktimë e pasigurisë së pushtetit.

Sot, në vend të qartësisë, po shohim lojë me institucione. Në vend të ligjit, po shohim vendime që ndryshohen sipas interesit të ditës. Rasti i Listës Serbe është dëshmi e gjallë:

*Sot miratim buxheti.

* Nesër moscertifikim.

* Pasnesër rikthim i vendimit, siç ndodhi edhe gjashtë muaj më parë.

Kjo nuk është qeverisje. Kjo është hile politike mbi kurrizin e shtetit.

Qytetarët nuk kërkojnë defunksionalizim të institucioneve.

Qytetarët kërkojnë funksionalizim të plotë të shtetit:

  për rend,

  për ligj,

  për rregull,

  për mirëqenie.

Sot, kur besimi po bie, pushteti po përpiqet ta blejë me ndarje parash jo transparente, me projekte të shpejta, të paqëndrueshme dhe jashtë çdo logjike zhvillimi.

Kjo nuk është ndihmë sociale, kjo është joshje elektorale me hije korrupsioni.

Institucionet nuk janë lodra politike.

Paraja publike nuk është karrem për vota.

Shteti nuk është pronë partie.

Koha e mashtrimit me vendime selektive po mbaron.

Qytetarët sot kërkojnë vetëm një gjë: shtet serioz, të drejtë dhe transparent.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz