Rrugët në malësinë e Zhegocit drejt përfundimit
dp

Lexo edhePolicia nis hetimet për vdekje të dyshimtë të foshnjës dy muajshe në Gjilan

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se punimet në projektin për ndërtimin e rrugëve në malësinë e Zhegocit, të Gjilanit, po hyjnë në fazën përfundimtare.
Projekti përfshin 10.13 kilometra rrugë, me vlerë investimi prej rreth 2 milionë eurosh, të financuara nga kjo ministri në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit.
Sipas ministrisë, ky investim synon të përmirësojë lidhjen ndërmjet vendbanimeve, të rrisë sigurinë në komunikacion dhe të krijojë kushte më të mira për banorët e kësaj zone.

Lexo edhePolicia nis hetimet për vdekje të dyshimtë të foshnjës dy muajshe në Gjilan
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka theksuar se do të vazhdojë investimet në zhvillimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha zonat e Kosovës.