Rruga nga Skenderaj për në fshatrat Marinë, Rezallë, Likoc, Abri, Plluzhinë e Ticë është shumë vështirë e kalueshme dhe me akull, ku po krijon vështirësi të mëdha në qarkullim, transmeton Drenica Press.
Sipas burimve të portalit Drenica Press mësohet se në fshatin Marinë me saktësisht afër xhamisës së këtij fshati në linjën e mbrëmjes kanë ngecur autobusët si pasojë e rrugës së rreshqitëshme dhe tek pas një disa përpjekjeve kanë arritur të kalojnë këtë rrugë të vështirë me akull.
Ndërkaq banorët e këtyre fshatrave janë ankuar se kompania “Lirigzoni” nuk po hedh krip fare në këtë rrugë dhe si pasoj e kësaj kjo rrugë është bërë shumë e rrëshqitëshme.
Për të bërë këtë rrugë sa me lehtë të qarkullueshme gjatë ditës së djeshme dhe të sotme në mënyrë vullnetare pa pagesë kanë dalë për të pastruar këtë rrugë me traktor “Vëllezërit Hamza” nga fshati Likoc./DRENICA PRESS/