Rruga në Meksikë “merr frymë”, shkaku tërmeti i fuqishëm (Foto/Video)
BILLI

Lexo edheVendi ku mund të bëheni milioner për një vit dhe shqiptarët mund të shkojnë pa viza

Kanë kaluar dy ditë që kur Meksika është goditur nga një tërmet i fuqishëm, ku si pasojë humbën jetën afro 300 persona.
Pasojat janë katastrofike, dëmet materiale kapin vlerën e miliarda dollarëve, pasi dhjetëra ndërtesa janë shembur të tëra gjatë dridhjes së tokës, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, videoja më interesante vjen nga vendi i quajtur Morelos, ku në një rrugë asfalti lëvizte lartë-poshtë, dhe dukej sikur po merrte frymë.
Disa thjesht e kanë kapërcyer atë copëz të asfaltit duke mos i kushtuar vëmendje, derisa disa tjerë janë befasuar me këtë gjë.
Banorët e asaj zone janë mbledhur për ta shikuar nga afër fenomenin e shumëpërfolur.
Por, sipas ekspertëve kjo lëvizje e asfaltit pas tërmet nuk është diçka e pazakontë.

Lexo edheVendi ku mund të bëheni milioner për një vit dhe shqiptarët mund të shkojnë pa viza


