back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeRruga e Serbisë drejt BE-së varet nga raportet me Kosovën

Rruga e Serbisë drejt BE-së varet nga raportet me Kosovën

Të ngjajshme

Trump për fotot e reja me Epstein: Nuk është ndonjë gjë e madhe

Presidenti amerikan, Donald Trump u pyet nga gazetarët lidhur...

Kosova nis ndihmë humanitare për Gazën, vlera 500 mijë euro

Anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së...

KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energjisë elektrike shkak i punimeve

KEDS ka njoftuar për reduktimet e planifikuara të energjisë...

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister tha se negociatat për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian kërkojnë lëvizje të vazhdueshme drejt marrëdhënieve më të mira me Kosovën.

Sipas tij, ky proces duhet gradualisht të çojë në normalizimin e marrëdhënieve midis të dyja palëve, me të dyja palët që të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të përmbushin përgjegjësitë, transmeton Klan Kosova.

“Normalizimi i marrëdhënieve duhet të shkojë në favor të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës dhe është thelbësore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon,” i tha ai “Kuririt”, duke mirëpritur nismën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të nisur një dialog të brendshëm mbi këtë çështje.

Raportuesi i PE-së për Serbinë theksoi se BE nuk do ta detyrojë as Beogradin, as Prishtinën për të ndërmarrë iniciativën dhe thekson se “normalizimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve kurrë nuk do të arrihet me forcë, por vetëm me marrëveshjen e të dy palëve”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz