Rrokulliset vetura në Austri që po e drejtonte gruaja nga Kosova, me vete kishte burrin dhe dy fëmijët
dp

Lexo edheNga “hajvanë” te një gjuhë më e matur – pse po i ndryshon qëndrimet Kurti tani, në kohë zgjedhjesh?

Sipas policisë, shoferja, një grua 39-vjeçare nga Kosova, ishte duke udhëtuar në drejtim të Grazit kur humbi kontrollin mbi automjetin. Vetura doli nga rruga në anën e djathtë, preku mbrojtësen metalike, u përplas me barrierën ndarëse prej betoni dhe më pas u rrokullis, duke mbetur në fund me rrota përpjetë, raporton klankosova.
Përdorues të tjerë të rrugës njoftuan shërbimet emergjente. Të gjithë personat, shoferja, bashkëshorti i saj 49-vjeçar dhe dy fëmijët, të moshës nëntë dhe 15 vjeç, u lënduan dhe u dërguan për trajtim në Klinikën Pyhrn-Eisenwurzen në Kirchdorf.
Për momentin nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Lexo edheNga “hajvanë” te një gjuhë më e matur – pse po i ndryshon qëndrimet Kurti tani, në kohë zgjedhjesh?
Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Policinë austriake për detaje nga ky rast, dhe në momentin që merr informacione të reja, do ju informojë.