Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar raportet e ngritjes së çmimeve bujqësore dhe blegtorale, aty vërehet një ngritje e konsiderueshme e çmimeve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Në këtë raport shihet se më së shumti kanë pësuar rritje të çmimit produktet bimore, krahasuar më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Në tremujorin e katërt të vitit 2021, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 12.79%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 22.07%”, thuhet në raportet e kësaj agjencie.
Më tutje kjo agjenci e bënë dallimin ndërmjet produkteve bujqësore si dhe atyre blegtorale.
“Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë, ndërsa kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë bëjnë pjesë qumështi, vezët dhe mjalta”, bëhet e ditur në raportin e ASK’s.
Përllogaritjet e këtyre të dhënave ky institucion i ka bërë dukë përdorur metodologjinë e Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat. /gazetametro.net