Rritja e Memli Krasniqit, mijëra vota më shumë se në vitin 2014
BILLI
Lexo edheHaradinaj: I kemi 12 deputetë, Limaj: I kemi 7 deputetë. A po i mbesin PDK-së vetëm 20?!
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po del të ketë shtuar simpatinë tek qytetarët e Kosovës. Atij tashmë i janë shtuar edhe votuesit. Krahasuar me vitin 2014, Krasniqi këtë vit ka marrë mijëra vota më shumë.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka arritur që t’i rrisë votat, krahasuar me ato që kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2014.
Gazeta Express ka mësuar se Krasniqi këtë vit ka marrë mbi 18 mijë vota, që ia sigurojnë edhe ulësen në Kuvendin e Kosovës.
Lexo edheHaradinaj: I kemi 12 deputetë, Limaj: I kemi 7 deputetë. A po i mbesin PDK-së vetëm 20?!
Në vitin 2014, Krasniqi kishte marrë 16 mijë e 112 vota.