BallinaLajme​Rritja e çmimit të energjisë ndikoi në ngritjen e kostos së ndërtimit

​Rritja e çmimit të energjisë ndikoi në ngritjen e kostos së ndërtimit

Të ngjajshme

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka...

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot të dhënat për indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e dytë të vitit 2025, të cilat tregojnë për një rritje të çmimeve në sektorin e ndërtimit, si në krahasim me tremujorin paraprak, ashtu edhe me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, kostoja e ndërtimit është rritur për 0,7%. Kontributet kryesore në këtë rritje vijnë nga energjia +5,5%, pagat: +2,0%, transporti: +1,8%, kostot e tjera: +1,3%, makineritë +1,0% dhe materialet +0,3%.

Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, IKN është rritur për 4,0%.

“Rritjet më të theksuara janë regjistruar në energjia: +26,9%, pagat: +6,7%, kostot e tjera: +3,7%, materialet: +3,5%, transporti: +3,4%, makineritë: +0,7%. Rritja e theksuar e kostos së energjisë mbetet një ndër faktorët kryesorë që po ndikon ndjeshëm në shtimin e përgjithshëm të kostove në ndërtim, duke reflektuar presione të vazhdueshme në treg. Ky indeks paraqet një tregues kyç për zhvillimet ekonomike dhe ndikon drejtpërdrejt në planifikimin e projekteve të infrastrukturës dhe investimeve private në ndërtim”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz