back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeRritet numri i vatrave të zjarrit në Kosovë – 97 të regjistruara,...

Rritet numri i vatrave të zjarrit në Kosovë – 97 të regjistruara, 26 ende aktive

Të ngjajshme

Europa League po e pret, Shkëndija fiton ndeshjen e parë ndaj Ludogoretsit

Shkëndija po vazhdon të bëjë mrekulli në Evropë. Skuadra tetovare...

Pasi i humbi prindërit, vdes edhe 19 vjeçari i aksidentuar në Llapushnik

19 vjeçari, Fatlum Gashi, që u aksidentua ditë më...

Fatmir Limaj për moscertifikimin e Listës Serbe: Politikë ditore që do të mbyllet në PZAP

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar vendimin...

Agjencia për Menaxhim Emergjent (AME), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka raportuar sot një përkeqësim të situatës me zjarret në nivel vendi.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara më 21 gusht 2025, janë regjistruar gjithsej 97 vatra zjarri, nga të cilat 26 ende janë aktive, ndërsa 71 janë lokalizuar me sukses falë angazhimit të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, transmeton lajmi.net

Situata është përkeqësuar veçanërisht gjatë orëve të pasdites, kur është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të zjarreve, duke krijuar sfida të mëdha për ekipet reaguese. Komunat më të prekura aktualisht janë Klinë, Vushtrri, Podujevë dhe Mamushë, ku përballja me flakët mbetet shumë sfiduese, ndonëse situata është aktualisht nën kontroll.

AME ka bërë apel urgjent për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Po ashtu, qytetarët janë ftuar të raportojnë menjëherë çdo rast të zjarrvënies ose rreziku të zjarrit në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Agjencia ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e zjarrfikësve, Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët po punojnë pa ndërprerje në terren për menaxhimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në gjithë vendin./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz