Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një rritje të dukshme në numrin e fluturimeve dhe të udhëtarëve gjatë muajit qershor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji janë realizuar gjithsej 1,227 fluturime, që përfaqëson një rritje prej 14.9% në krahasim me 1,068 fluturime sa ishin në qershorin e vitit 2024.
Numri i përgjithshëm i udhëtarëve ka arritur në 392,165, që është një rritje prej 17.1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 334,995 udhëtarë.
Rritje është shënuar si në:
- Udhëtarët në ardhje: nga 175,657 në 205,929 (+17.2%)
- Udhëtarët në shkuarje: nga 159,338 në 186,236 (+16.9%)./Indeksonline/