back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaLajmeRritet numri i turistëve të huaj në Kosovë, ja cili mbetet regjioni...

Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë, ja cili mbetet regjioni më i vizituar

Të ngjajshme

Ministri izraelit i Mbrojtjes: I gjithë kombi është në pritje dhe i emocionuar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, e quajti lirimin e...

Sonte ka ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, vëmendja në Çeki

Sonte zhvillohen disa ndeshje të kualifikumeve për Kupën e...

‘Mbi 20 %’ – Rritet dukshëm numri i turistëve të huaj në Kosovë

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga...

Nënshkruhet plani për paqe mes Izraelit dhe Hamasit, Trumpi jep lajmin e madh

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë pas mesnate, ka dhënë...

Edhe një shtet evropian legalizon përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore

Qeveria spanjolle ka miratuar një dekret që lejon përdorimin...
- Advertisement -

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), numri i vizitorëve në Republikën e Kosovës gjatë muajit Gusht 2025 ka shënuar rritje të ndjeshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Gjatë gushtit të vitit 2025, vendin tonë e kanë vizituar gjithsej 92,544 vizitorë, që paraqet një rritje prej 20.3% krahasuar me gushtin e vitit 2024, kur ishin regjistruar 76,899 vizitorë. Po ashtu, net qëndrimet (numri i netëve që vizitorët kanë qëndruar në hotele apo akomodime tjera) kanë shënuar rritje për 17.2%.

Vizitorët vendorë kanë qenë gjithsej 33,059, një rritje prej 5.3% krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkohë, vizitorët të huaj të cilët kanë vizituar Kosovën në muajin gusht  kanë qenë  59,485, me një rritje më të madhe prej 30.7% krahasuar me peridudhën e nj]jtë të vitit paraprak, ku Kosovën e kishin vizituar 45 mijë e  499 vizitorë të huaj, çka tregon interesim gjithnjë e më të madh të turistëve ndërkombëtarë për Kosovën, raporton Indeksonline.

Regjioni më i vizituar mbetet Peja me  30,449 vizitorë, pasuar nga Prishtina, me gjithsej 22,256 vizitorë dhe Prizreni me 22,215 vizitorë. Këto tri komuna mbeten destinacionet më të preferuara si për turistët vendorë ashtu edhe për ata të huaj.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj është nga Gjermania, Shqipëria Zvicra dhe Turqia./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz