Rritet inflacioni në eurozonë – Arrin në 3 përqind në prill, më i larti që prej 2023

Përshpejtimi i çmimeve në Prill çoi inflacionin në eurozonë në 3%, nga 2.6% që ishte në Mars. kjo rezulton të jetë norma më e lartë që nga shtatori I vitit 2023 dhe dukshëm mbi objektvin e Bankës Qendrore Europiane prej 2%.
Rritjen më të fortë e kanë parë çmimet e energjisë që me bazë vjetore u zgjeruan me 10.8% muajin e kaluar, ndikuar nga lufta në Iran. Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vijon ende, ndikimi duket se do të shtrihet më tej edhe në pjesë të tjera të ekonomisë.
Megjithatë, pavarësisht se presioni më i dukshëm ka ardhur nga çmimet e energjisë këtë periudhë, shërbimet mbeten nxitësi kryesor i inflacionit në Eurozonë.
Normat më të larta vjetore të inflacionit sipas Eurostat u regjistruan në Rumani me 9.5%, ndjekur nga Bullgaria dhe Kroacia. Ndërsa, Suedia, Danimarka dhe Çekia regjistruan nivelet më të ulëta vjetore të inflacionit në prill.

Lexo edheAKK: Ministria e Financave po fundos buxhetet e komunave e po ndëshkon qytetarët edhe përmes tatimit në pronë
Ndërkohë, edhe aktiviteti ekonomik në eurozonë shënoi një tkurrje të ndjeshme në maj, më e shpejta në më shumë se dy vjet. Indeksi i përbërë i menaxherëve të Blerjes përpiluar nga agjencia Standard and Poor’s, ra në 48.8 përqind, shumë poshtë pritshmërive të ekonomistëve.
Kërkesa e përgjithshme u përkeqësua, ndërsa porositë e reja në të gjithë sektorin privat ranë me ritmin më të shpejtë në 18 muaj. Aktiviteti shërbimeve, nxitësi dominues i ekonomisë së eurozonës dhe një matës kyç i kërkesës së konsumatorit u tkurr këtë periudhë.
Edhe tregu i punës ka marrë një goditje këtë periudhë pasi kompanitë e eurozonës ulën numrin e punonjësve për të pestin muaj radhazi. Banka Qendrore Europiane ndërkohë i la normat e interesit të pandryshuara muajin e kaluar, por sinjalizoi se mund të rriten në qershor si një mënyrë për të mbajtur nën kontroll inflacionin.














