BallinaBotëRritet çmimi i naftës së papërpunuar

Rritet çmimi i naftës së papërpunuar

Të ngjajshme

Trump: Gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Shqetësimi i OKB: Kriza klimatike po përkeqësohet, ndërsa çekuilibri energjetik rritet

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për meteorologjinë ka paralajmëruar...

KRRE ndryshon rregulloren për formimin e çmimit të derivateve të naftës: Vendimet mund të merren çdo ditë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) publikoi Rregulloren e ndryshuar...

Trazirat në Iran, në njërin nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës, si dhe marrëveshja e OPEC-ut dhe Rusisë për kufizim të prodhimit, janë shkaktarët kryesor për rritje të çmimit të naftës së papërpunuar, ku të martën ka shkuar në mbi 67 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar, Brent, të martën është tregtuar me 67 dollarë për fuçi, ndërkohë që çmimi i naftës amerikane West Texas Intermediate (WTI) është ngjitur në 60.64 dollarë për fuçi.

Një grup iranianësh të mbledhur ditën e enjte në qytetin Meshed të Iranit, pa thirrjen e ndonjë partie politike, nisën të zhvillonin demonstrata për të protestuar për kushtet ekonomike në vend.

Protestat me shpejtësi morën karakterin anti-qeveritare duke u përhapur edhe në qytete të tjera. Situata në Iran ka bërë që çmimi i naftës Brent të rritet të martën në mbi 67 dollarë për fuçi, që është hera e parë që nga maji i vitit 2015, ndërkohë që shtrenjtimi është ndihmuar edhe nga ndërprerja e furnizimit nga shkaku i sulmit mbi tubacionin Es-Sider në Libi.

Të enjten e kaluar, Administrata për Informacion mbi Energjinë (EIA) me seli në Washington informoi se prodhimi i naftës është rritur me 35 mijë fuçi, më saktësisht në 9.75 milionë fuçi në ditë.

Më 30 nëntor Organizata e Shteteve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe shtetet prodhuese të naftës që nuk janë pjesë e OPEC-ut, arritën një marrëveshje për të zgjatur afatin e kufizimit të prodhimit edhe për nëntë muaj të tjerë, përfundimisht me dhjetorin e vitit 2018.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz