Rriten çmimet e naftës për shkak të luftimeve në Libi
03
Lexo edheFëmijët e Slobodan Millosheviqit nuk duan të marrin pjesë në varrimin e nënës së tyre
Çmimet e naftës sërish tejkaluan nivelin prej 71 dollarë në tregjet ndërkombëtare pas rënies së eksporteve venezueliane dhe iraniane, si dhe konfliktet në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).
Këto rrethana ndjeshëm kanë rritur shqetësimin për furnizim dhe shtynë përpara pritjet e rritjes së rezervave të naftës në SHBA.
Në tregun e Londrës çmimi i fuçisë së naftës u rrit për 19 cent dhe arriti në 71,37 dollarë ndërsa në tregun amerikan çmimi është rritur për 30 cent duke shkuar në 63,70 dollarë.
Lexo edheFëmijët e Slobodan Millosheviqit nuk duan të marrin pjesë në varrimin e nënës së tyre
Para përshkallëzimit të konflikteve të armatosura në Libi, eksportet e naftës u ulën edhe për shkak të sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit dhe Venezuelës.