Rrëzohet një punëtor në Drenas, pëson lëndime të rënda trupore
03

Lexo edheDrenas, ia marrin me forcë veturën, arestohen 3 persona

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një objekt, derisa ishte duke punuar.
Rasti është bërë i ditur nga policia e Kosovës ku thuhet:
Një mashkull K/Shqiptar në Drenas ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi derisa ishte duke punuar në një objekt është rrëzuar aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Lexo edheDrenas, ia marrin me forcë veturën, arestohen 3 persona
Rasti është duke u trajtuar si lëndim i rëndë trupor. /Drenica Press/