Rrëzohet aeroplani gjatë uljes, dyshohet për disa viktima
BILLI·

Një aeroplan është rrëzuar në Kathmandu, Nepal ditën e sotme dhe dyshohet për disa viktima.
Aeroplani i cili po udhëtonte nga Dhaka, Bangladesh, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Tribhuvan, por përfundoi duke dalë jashtë pistës dhe rrëzuar, përcjell albeu.com
Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri ndërsa ekipet e emergjencës kanë shkuar në vendngjarje.
Fotot e postuara në mediat sociale nga dëshmitarët tregojnë se aeroplani u shkatërrua plotësisht.

Lexo edheE dhimbshme: Kjo është vajza e biznesmenit turk, që vdiq me shoqet e saj nga rrëzimi i aeroplanit
Aeroplani thuhet se është një Bombardier Dash Q-400 i aftë të mbajë deri në 78 pasagjerë.
Nuk dihet se sa udhëtarë ishin në bord në kohën e rrëzimit.














