BallinaLajmeRregulla të reja për përdorimin e dronëve

Rregulla të reja për përdorimin e dronëve

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Pas rritjes së numrit të personave që përdorin sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (SAP), si dhe interesit në përdorimin e tyre komercial mbi territorin e Republikës së Kosovës, është paraqitur nevoja për nxjerrjen e Rregullores së re për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (SAP), e cila hyn në fuqi nga sot (e mërkurë).

“Rregullorja e re përcakton kushtet e veçanta për pilotët e dronëve. Disa nga risitë obligative të rregullores janë regjistrimi i dronëve, përcaktimi i kategorive, klasifikimi i zonave të operimit me SAP, kushtet operative për SAP, tarifat e regjistrimit, sigurimi ndaj palëve të treta, testi teorik për peshat më të rënda, nënshkrimi i deklaratës nga pronari apo operatori mbi përgjegjësinë e operimeve dhe aprovimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës”, thekson raporti për rregulloren e re të AAC-së për dronët.

Rregullorja e re nuk zbatohet për SAP-të që kanë masë operimi më të vogël se 0,5 kg (të quajtur “lodra”), që nuk mund të zhvillojnë energji kinetike mbi 79 J, shpejtësia maksimale ajrore e tyre nuk kalon 20 m/s, rrezja maksimale është deri në 15 m dhe lartësia maksimale është deri në 30 m.

Gjithashtu, rregullorja e re nuk përfshin operimet e dronëve të agjencive për zbatimin e ligjit, emergjencave të ndryshme dhe dronët e përdorur për qëllime ushtarake.

“Pas marrjes së aprovimit nga AAC-ja, pronari ose operatori i SAP-së duhet të paraqesë kërkesën në Shërbimin e Informatave Aeronautike (SHIA) të Agjencisë për Shërbimet e Navigacionit Ajror të Republikës së Kosovës (ASHNA) për koordinimin civil-ushtarak, të paktën 72 orë para çdo fluturimi të planifikuar me dron”, thuhet në raportin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës . /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz