back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaSportRrëfimi tronditës i futbollistit të Superligës: Hanim kroasanë dhe byreqe para ndeshjeve

Rrëfimi tronditës i futbollistit të Superligës: Hanim kroasanë dhe byreqe para ndeshjeve

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Vitromiricë të Pejës, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident...

John Terry zbulon pse dëshiron që Liverpool të fitojë Premier League këtë sezon

Ish-ylli i Anglisë, John Terry, ka shprehur mendimin e...

Kosova në krizë demografike: Humb 10% të popullsisë brenda 13 viteve

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë për...

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot për krijimin e një shteti palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të...

Emiljano Çela është një prej tre lojtarëve të akuzuar te Korabi se ka luajtur dobët në gjashtë ndeshjes të këtij kampionati.

Në një prononcim për të përditshmen “Panorama Sport”, mbrojtësi sqaron akuzat por tregon edhe vështirësinë në të cilën ndodhet futbolli shqiptar.

“2-3 herë na ka lënë autobusi rrugës, në një kohë që në një ndeshje shkonim vetëm duke ngrënë kroasanë dhe byreqe”, rrëfen Çela.

Gjithashtu ai akuzon edhe drejtorin e klubit, Femi Mëziun si përgjegjësin e dëmit te skuadra e Korabit.

Çfarë problemesh keni pasur te skuadra e Korabit?

“Mund t’i konsideroj rraskapitëse udhëtimet gjatë fazës përgatitore në verë me autobusin e Femi Mëziut ku kemi bërë nga 8 apo 10 orë rrugë në ditë. Të paktën dy tre herë na ka lënë autobusi në rrugë dhe e kemi shtyrë ne vetë lojtarët. Nuk e harroj kurrë kur kemi shtyrë autobusin ndërsa njerëzit na bënin foto dhe talleshin me ne. Në një rast na linte nafta në raste të tjera prishej autobusi. Për këto që po them janë dëshmitarë të gjithë lojtarët dhe trajneri Artan Mërgjyshi ku kemi udhëtuar për 10 orë deri në Ohër ku kemi luajtur me Kukësin. Kemi bërë 10 ndalesa duke ngrënë kroasanë dhe byreqe dhe kemi shkuar për të luajtur me Kukësin. Gjithashtu oraret e sëtërvitjes kanë qenë skandal më vete. Bënim stërvitje në orën 18”00 apo edhe 20:00 në fushën “Skënder Halili” dhe nuk kishim mundësi të laheshim pasi mbaronim”.

Çfarë ndodhi pas më pas kur rezultatet nuk ishin ashtu siç priteshin në një kohë që në nëntor dhe dhjetor u përfol edhe për tërheqjen e donatorëve nga Amerika?

Femi Mëziu si nj mashtrues i madh që është na gënjente çdo ditë për rrogat dhe duke thënë “ja do vijnë sot”, “do vijnë nëser”. Po ju tregoj një rast konkret se si ai përfitonte nga paratë që duhet që të shkonin për futbollistët. Përpara ndeshjes me Teutën në fazën e parë një biznesmen na vendosi një premio prej 10 mijë eurosh nëse fitonim. Dhe kjo premio na u komunikua para sfidës kundër Teutës nga vetë Femi Mëziu. Ne e fituam atë ndeshje 3-2 dhe në fund shuma e lekëve që u shpërnda ishin vetëm 6 milionë e 200 mijë lekë të vjetra. Ku shkuan paratë e tjera?! Të gjithë premiot që kemi marrë janë shpërndarë te djemtë e Femiut dhe te njerëzit e jashtëm dhe që nuk kanë lidhje me klubin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz