BallinaLajmeRrëfimi rrëqethës i Orhan Halitit që humbi djalin në aksidentin në Bullgari

Rrëfimi rrëqethës i Orhan Halitit që humbi djalin në aksidentin në Bullgari

Të ngjajshme

Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qetë, vëlla

Aktori i njohur, Jean-Claude Van Damme ka shprehur ngushëllime...

Dy përballje sot në elitën e basketbollit

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

I mbijetuar në aksidentin ku mbetën të vdekur 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Orhan Aliti ka rrëfyer për aksidentin e rëndë dhe për humbjen e djalit të tij Visarit.

Ai për ‘Alsat M”, tha se ka pasur shpresë që edhe Visari do të dilte i gjallë nga autobusi, por se për vdekjen e tij e ka marrë vesh me pas nga familjarët.

Orhani tregoi se në ato momente, Visarit i bënte zilja e telefonit.

“Për Visarin unë pata shpresë se telefoni cingërojke, shumë kam mbajt shpresë shpresë por pardje erdhën familjarët më thanë, m’i humbën shpresat. I jepesha vetes një shpresë që paska mbet dikun, se telefoni cingërojke, por familjarët më thanë që ndërroj jetë”, ka thënë ai.

Orhan Aliti i mbijetoi aksidentit, por jo dhe tragjedisë, sepse për fat të keq humbi djalin e tij Visarin me të cilin bashkë ishin në ekskursion në Turqi.

Në këtë, aksident mbetën të vdekur 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, kryesisht të nacionalitetit shqiptar.

Aksidentit i mbijetuan shtatë persona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz