back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeRrëfimet e studentëve për hjekat kur shkojnë për punë në Amerikë

Rrëfimet e studentëve për hjekat kur shkojnë për punë në Amerikë

Të ngjajshme

​KEK del me njoftim për punonjësit e vet

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi për...

Haradinaj nga Klina: Aleanca po rritet, vizioni ynë është për stabilitet dhe zhvillim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Hamza i gatshëm për përballje televizive me Albin Kurtin “në cilëndo studio”

“Në cilëndo studio”, tha Bedri Hamza i Partisë Demokratike...

Deficiti tregtar në muajin nëntor 469 milionë euro, OEK: Pasqyrë e gjendjes ekonomike

Gjatë nëntorit 2025 ekonomia vendore ka vazhduar të operojë...
- Advertisement -

Studentët që shkojnë për punë sezonale në Amerikë punojnë, zakonisht, shitës nëpër dyqane, ose kamerierë. Por, kur kthehen në Kosovë, një pjesë e tyre vijnë me disa mijëra euro të kursyera. Me këto kursime e kalojnë pjesën e mbetur të vitit.

- Advertisement -

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej rrëfimeve të studentëve që kanë shkuar në SHBA në kuadër të programit “Work and Travel”.

Me 4.000 euro në xhep ka filluar vitin akademik studenti i Universitetit të Prishtinës Endrit Haxhani, falë eksperiencës së tij në programin “Work and Travel America” (Udhëto dhe puno në Amerikë). Ai thotë se ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara në muajin maj dhe është kthyer në gusht. Gjatë kësaj periudhe ka punuar në një dyqan rrobash dhe në një restorant si kamerier.

Endriti tregon se ka pasur një eksperiencë me përfitime të mira, si në aspektin material, ku tregon se puna e kamarierit i ka ndihmuar që të arrijë një shumë të mirë të parave.

Kjo përvojë, thotë ai, është e kundërta me pagesën dhe respektin ndaj kamerierëve që punojnë e studiojnë në të njëjtën kohë me atë që marrin këta punëtore në Kosovë.

“Shpenzimet si një student i arteve janë mjaft të larta. Kjo ishte edhe një arsye pse vendosa që të gjej një punë sezonale. Kam arritur të kursej mjaftueshëm që të financoj studimet e mia deri në diplomim”, thotë ai.

Ky student ka vendosur të aplikojë sërish për të shkuar në Amerikë për punë sezonale, pasi fitimet janë shumë herë më të mëdha për disa muaj punë sesa puna disavjeçare në Kosovë.

“Do të shkosh në një kontinent tjetër, krejt e vetme për katër muaj”, ishin fjalët që dëgjoheshin më së shpeshti në shtëpinë e studentës Afrore Ismaili, kur ajo u tha familjarëve se dëshiron të shkojë për punë sezonale në Amerikë.

Ajo tregon se nuk ishte e lehtë që të marrë një vendim të tillë dhe iu deshën dy vite deri në momentin kur ka aplikuar.

Familja e saj ishte skeptike për dëshirën e vajzës së tyre, mirëpo ajo thotë se arriti që t’i bindë me idenë se jeton e vetme edhe në Prishtinë, ku po mbaron studimet e gjuhës angleze.

“Ishte e vështirë për ata që një vajzë të shkojë aq larg familjes, mundohesha t’i kuptoj prindërit e mi, por dëshira për të parë një vend krejtsisht tjetër ishte më e madhe, çka edhe më bëri këmbëngulëse”- rrëfen ajo duke thënë se mendonte se ishte koha të bëhej ca e pavarur nga prindërit edhe në aspektin financiar.

Afrorja tregon se gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar edhe me katër vajza të tjera me të cilat bashkë e ka përjetuar të gjithë ekperiencën katërmujore.

Të pesë shoqet kanë punuar thuajse gjatë tërë ditës, mirëpo, thotë ajo, tërë mundi dhe lodhja ia kishte vlejtur, pasi një motivim i fortë i atij udhëtimi ishin edhe kursimet që do i sillnin në shtëpi.

“Kam punar në një dyqan rrobash dhe në një restorant si arkatare për gjashtë ditë të javës nga trembëdhjetë orë në ditë”, shton studentja Afrore Ismaili, duke shtuar se është e gatshme për ta bërë përsëri të njejtën gjë në këmbim të benifiteve sociale e materiale që i kishte nga vera e kaluar.

Ambasada amerikane përmes ueb-faqes së saj zyrtare i inkurajon studentët të marrin pjesë në këto programe, duke treguar se çdo verë më shumë se 500 studentë kanë vizituar vende të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ardit Shala, student në Fakultetin Ekonomik, ishte po ashtu pjesëmarrës i këtij programi sezonal verën e kaluar.

Ai thotë se kjo ishte një ndër eksperiencat më të mira, pasi atij i pëlqen udhëtimi dhe sfidat.

Po ashtu, konsideron ai, njohja me kultura të tjera është një përparësi shumë e madhe në profesionin e marketingut për të cilin ai edhe po studion.

Shala tregon se kultura amerikane është shumë më ndryshe nga ajo në Kosovë, duke përfshirë sjelljet në familje, etikën e punës, sjelljen në shoqëri e kështu me radhë. Arditi tregon se ka takuar edhe miq nga vende tjera të botës, si nga Rusia, Kazakistani, Filipinet, Xhamajka, Ukraina, Tajlanda… dhe me disa prej tyre edhe ka jetuar në të njëjtën shtëpi, çka i ka mundësuar të kuptojë më shumë nga kultura e secilit popull.

“Lënë me një anë dëshirat dhe mësimet, pjesëmarrja në “Work and Travel USA” ka edhe pjesën materiale, ku me një menaxhim të mirë mund të mbulosh shpenzimet për një vit akademik”- shton ai.

Mirëpo jo të gjithë e kanë këtë mundësi që të punojnë jashtë Kosovës, për shkak të vizave të cilat nevojiten për të udhëtuar jashtë vendit. Probleme të këtij lloji kanë pasur kryesisht studentët të cilët kanë aplikuar për në Gjermani, për shkak të kërkesës së madhe në këtë Ambasadë.

Ndër studentët me kontratë pune mirëpo jo edhe me vizë është Doruntina Stojkaj, studente e gazetarisë në vitin e tretë. Ajo thotë se, edhe pse kishte aplikuar për vizë qysh në mars, deri në shtator nuk kishte termin në ambasadën gjermane.

“Kontratën e punës e kam pasur nga gushti, mirëpo nuk kam mundur të shkoj në atë date”. Sikur kjo të mos mjaftonte, asaj edhe iu refuzua viza, me arsyen se për më pak se një muaj punë nuk është e arsyeshme të shkosh, tregon ajo.

“Të gjitha shpenzimet e mundshme në këtë rast kanë rënë poshtë, pasi nuk kam mundur të shkoj as të nxjerr shpenzimet e ambasadës, e lëre më për studime, siç e kisha planifikuar”, thotë Doruntina.

Qëndrim Meta është pronar i një agjencie që merret me turizëm. Ai thotë se ka interesim të madh të studentëve për të marrë vizitë punë e turistike.

“Tek punësimi sezonal interesimi ka qenë mbi 500 persona, por duke parë neglizhimin e punës nga Ambasada Gjermane në Kosovë, vetëm një numër i përgjysmuar është marrë në procedurë gjatë vitit 2017”- thotë Meta.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, mbi 25.000 mijë studentë kanë migruar për në shtetin gjerman për punësim sezonal gjatë këtij viti. Ai po ashtu thekson se një numër shumë i madh i studentëve kërkojnë të pajisen me vizën “ausbildung”, që do të thotë shkollim dhe punësim.

Fatin e studentes së Gazetarisë, Doruntinë Stojkaj dhe të atyre të tjerëve për të cilët flet Meta, e kanë edhe shumë të rinj të tjerë të Kosovës. Ata, si dhe të gjithë kosovarët, mbeten të diskriminuar nga Evropa, mbeten, në njëfarë mënyre, të dënuar nga Bashkimi Evropian, i cili askujt në rajon, përveç Kosovës, nuk ia kufizon lirinë e lëvizjes. /Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz