back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeRrëfehet familja e të vrarit në Mitrovicë: Valdrin Beqiri na vrau djalin

Rrëfehet familja e të vrarit në Mitrovicë: Valdrin Beqiri na vrau djalin

Të ngjajshme

Shkrimtari Bashota sjell për lexuesit romanin “Rikthimi i Servantesit në Ulqin”

Poeti, studiuesi dhe prozatori Sali Bashota vjen para lexuesit...

Deputeti i VV: Do ta formojmë Qeverinë Kurti 3

Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, është optimist se Qeveria...

Siguria në futboll, FFK-ja shpërndan defibrilatorë modernë për klubet

Federata e Futbollit e Kosovës, në kuadër të një...

Aksident në Podujevë, përplaset kamiioni me një makinë (Pamje)

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në...

Gazeta Express ka qëndruar te familja e viktimës Valon Sadiku në lagjen ‘Bajr” të Mitrovicës. Babi i të ndjerit Valonit, Abedin Sadiku, ka treguar për Gazetën Express se i njohin të dyshuarit që ia vranë djalin.

Sipas tij, djalin ia qëlloi nxënësi Valdrin Beqiri nga Bajgora, bashkë me një të afërm të tij.

Ai thotë se motivet nuk i di saktësisht, por mund të kenë të bëjnë me një konflikt të nisur në mes dy grupeve.

“Unë nuk e di qysh mundet me shku nxënësi me kallash në shkollë”, tha Abedini duke iu referuar nxënësit të gjimnazit ‘Frang Bradhi” nxënësi i së cilës dyshohet se e qëlloi viktimën me plumba të një kallashnikovi.

Deri më tash është bërë e ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar. Gazeta Express merr vesh se pikërisht Valdrin Beqiri është kapur nga Polciia.

Vrasja ka ndodhur paraditen e së mërkurës, në rrugën “UÇK” në Mitorvicë. Aty ndodhen 5 shkolla, ndër to edhe gjimnazi “Frang Bardhi”, nxënës i së cilës ishte i dyshuari. I vrari është qëlluar me katër plumba pranë kazermës së FSK-së.

Viktima, 22-vjeçari Valon Sadiku ishte student në Fakultetin e Informatikës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz