Rrahmani iu nënshtrohet testeve mjekësore me klubin italian
BILLI

Lexo edhePërcaktohen çerekfinalet e Kupës së Amerikës, ja kur mund të kemi Brazil-Argjentinë

Amir Rrahmani iu është nënshtruar testeve mjekësore me Hellas Verona, para se ta kompletojë kalimin nga Dinamo Zagreb te klubi i Serie A.
Mëngjesin e sotëm, Verona njoftoi se qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës është duke i kryer testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me verdhekaltrit, raporton Gazeta Express.
25-vjeçari mbërriti të martën mbrëma në Itali për të kompletuar transferimin nga Dinamo Zagrebi në Verona.

Lexo edhePërcaktohen çerekfinalet e Kupës së Amerikës, ja kur mund të kemi Brazil-Argjentinë
Veronës pritet t’i kushtojë rreth 2 milionë euro blerja e Rrahmanit. Kosovari pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare. /Gazeta Express/
