back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaTeknologjiRrahjet e zemrës suaj mund të bëhen fjalëkalimi juaj

Rrahjet e zemrës suaj mund të bëhen fjalëkalimi juaj

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Shkencëtarët thonë se rrahjet e zemrës tuaj mund të zëvendësojnë një fjalëkalim kur përpiqeni të keni akses në të dhënat tuaja elektronike. Duke përdorur modelin elektrik të zemrës si një çelës enkriptimi, hulumtuesit nga Universiteti Binghamton në New York kanë gjetur një mënyrë për të mbrojtur të dhënat personale shëndetësore elektronike duke përdorur rrahjet e zemrës unike të pacientëve.

Sipas studimit, shkencëtarët përdorin ECG të pacientit si çelësat për të zhbllokuar dhe të bllokuar dosjet e tyre, raporton TechSot.Al.

Studimi i udhëhequr nga Zhanpeng Jin, asistent profesor në Departamentin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Shkollën e Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara J. Watson në Universitetin Binghamton. Jin kryesisht punon në biometrikën  njohëse,çështjet e informatikës për shëndetin ‘smart’, sistemet neuromorfike, inxhinierisë nervor, Jin thotë;

“Kostoja dhe kompleksiteti i zgjidhjeve tradicionale të enkriptimit parandalojnë ato duke u aplikuar direkt në telemjekësi ose kujdesit shëndetësor celular. Këto sisteme janë gradualisht duke zëvendësuar klinikat që kanë në qendër kujdesin shëndetësor, dhe ne kërkonim të gjenim një zgjidhje unike për të mbrojtur të dhëna të ndjeshme të shëndetit personal me diçka të thjeshtë, në dispozicion dhe me kosto efektive.“ /TechSot.Al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz