Rrahje në Skenderaj, ka të lënduar e të arrestuar
BILLI

Lexo edheShteti do të paguajë edhe për vizitat e grave jashtëmartesore të atyre që do të akuzohen nga Specialja

Policia e Kosovës ka raportuar për një rrahje në Skenderaj.
Sipas raportit policor në këtë zënkë janë përfshirë 6 persona.
“Janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin përfshirë në rrahje. Si pasojë e rastit të gjithë të dyshuarit edhe një viktimë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Rast vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Drenicapress

Lexo edheShteti do të paguajë edhe për vizitat e grave jashtëmartesore të atyre që do të akuzohen nga Specialja