Rrahje mes disa personave, 2 të lënduar rëndë përfundojnë në QKUK
03

Lexo edheKy është hoteli luksoz në Kalanë e Ulqinit që e posedon ish-deputeti i Vetëvendosjes

Një rrahje mes katër personave ka ndodhur dje në Lipjan. Policia ka arrestuar dy prej tyre, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:

Lexo edheKy është hoteli luksoz në Kalanë e Ulqinit që e posedon ish-deputeti i Vetëvendosjes
Lipjan 18.07.2019-18:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit së bashku edhe me dy të dyshuar tjerë po ashtu meshkuj K/Shqiptarë janë përfshirë në rrahje për motive të panjohura duke sulmuar dy viktima meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy viktimat të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar lëndimet janë të rënda. Me vendim të prokurorit, dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.