BallinaLajmeRrahje e rëndë në Prishtinë, ndërhyjnë policët civilë duke i arrestuar tre...

Rrahje e rëndë në Prishtinë, ndërhyjnë policët civilë duke i arrestuar tre persona

Të ngjajshme

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Një rrahje e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 te “New Born” në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.

Gjatë rrahjes, disa policë civile kishin qenë duke patrulluar dhe kanë arritur që në vendngjarje t’i arrestojnë tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se të arrestuarit, janë duke u mbajtur në stacionin policor në kryeqytet.

“Po, ka ndodhur një rast, ku janë rrahur disa persona. Policia ka arritur që në vendngjarje t’i arrestojë tre persona, di të dyshuar për këtë ngjarje. Ata po mbahen në stacionin policor në Prishtinë. Policët kanë qenë me veshje civile në atë rast, por ka pasur edhe intervenime nga pjestarët tjerë të Policisë që kanë dalur në vendngjarje”, ka thënë Krasniqi për Gazeta Blic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz