back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeRrahja e nxënësit në Prishtinë, Eman Rrahmani thotë se duhet marrë masa...

Rrahja e nxënësit në Prishtinë, Eman Rrahmani thotë se duhet marrë masa edhe ndaj prindërve të tij

Të ngjajshme

Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar nga një mësimdhënësi ndaj një nxënësi në shkollën ‘Pavarësia’ në Prishtinë.

Sipas tij, përveç arrestimit të mësimdhënësit, institucionet kompetente do të duhej të ndërmerrnin masa ligjore edhe ndaj prindërve të nxënësve të cilët kanë ushtruar kërcënime ndaj mësimdhënësit në ambientet zyrtare të institucionit arsimor, raporon IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Babai mban përgjegjësi për veprimet e fëmijës së tij, qoftë në aspektin moral, material apo ligjor. Për rrjedhojë, përveç arrestimit të mësimdhënësit, institucionet kompetente do të duhej të ndërmerrnin masa ligjore edhe ndaj prindërve të nxënësve të cilët kanë ushtruar kërcënime ndaj mësimdhënësit në ambientet zyrtare të institucionit arsimor.

Prindi është përgjegjës për sjelljen e fëmijës në shkollë, në rrugë, në lagje dhe kudo. Nëse nuk kërkohet llogari nga prindi, atëherë po mbrohet dhuna, po legjitimohet kërcënimi dhe po shkatërrohet çdo autoritet i arsimi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz