back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaSportRooney kritikon ashpër Isak: Po e ndjek rrugën e gabuar

Rooney kritikon ashpër Isak: Po e ndjek rrugën e gabuar

Të ngjajshme

Ish-sulmuesi anglez, Wayne Rooney tashmë e ka bërë debutimin e tij si komentator televiziv në Angli dhe nuk nguroi të lëshojë fjalë të forta ndaj sulmuesit suedez, Alexander Isak.

Sulmuesi suedez ndodhet aktualisht në grevë duke refuzuar të luajë për Newcastle me qëllim që të detyrojë transferimin e tij te Liverpool.

“Refuzimi për t’u stërvitur do ta bëjë shumë të vështirë rikthimin e tij në fushë. Ka një problem me vetëbesimin. Ai po shkon në rrugën e gabuar. Ndoshta nuk është i këshilluar mirë,” tha ish-kapiteni i Manchester United.

“Ekipi që përpiqen të nënshkruajnë më të, në këtë rast Liverpooli, duhet të pyesë veten nëse ky është lloji i lojtarit që ata duan… dikush që braktis shokët e tij të ekipit dhe një klub të madh. Është një mundësi e mirë, por duhet të trajtohet siç duhet”, ka pohuar Ronney.

Duke folur nga përvoja personale, Rooney kujtoi momentin kur në vitin 2010 kërkoi të largohej nga Manchester United me Chelsea-n të interesuar.

“Ekziston një mënyrë e drejtë dhe një mënyrë e gabuar për ta bërë këtë. Kur kërkova të largohesha, nuk refuzova kurrë të stërvitesha ose të luaja,” përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz