BallinaSportRonaldo në Spital, për shkak të pneumonias

Ronaldo në Spital, për shkak të pneumonias

Të ngjajshme

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Legjenda e futbollit, Ronaldo, është shtruar në spital në Ibiza që nga e premtja për shkak të pneumonias (inflamacion në mushkëri).

Braziliani mbush 42 vjeç në muajin shtator dhe vazhdon të ketë probleme me mbipeshën që nga pensionimi i tij në vitin 2011, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo është shtruar të premten në mbrëmje në spitalin “Can Misses de Ibiza”, ai ka qenë në pushime në Ibiza, aty ku e ka nën pronësi edhe shtëpinë e tij.

Nuk ka informacione të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore,  pritet të mësohet më vonë lidhur me situatën e tij. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz