Ronaldo “furnizon” me para Juven, ja sa arkëtuan bardhezinjtë nga debutimi në shtëpi i CR7
BILLI

Lexo edheDardanët i urojnë mirëseardhje Muriqit

Cristiano Ronaldo nuk po shënon gola por nga ana tjetër po prodhon para. CR7 nuk shënoi në takimin e parë me Chievon, të njëjtën gjë bëri dhe në javën e dytë të kampionatit italian por të ardhurat për klubin e Juventusit janë rritur ndjeshëm nga arkëtimet e tifozëve.
Në ndeshjen e parë që bardhezinjtë luajtën në shtëpinë e tyre për këtë sezon, ndaj Lazios, gjendeshin plot 40 mijë e 173 tifozë në stadium, dhe u arkëtuan 2.7 milionë euro.
Një vit më parë, në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Cagliari, bëhej fjalë për një shifër të arkëtuar, rreth 900 mijë euro më pak.

Lexo edheDardanët i urojnë mirëseardhje Muriqit
Dhe me një përllogaritje të thjeshtë, vetëm me Cristiano Ronaldon në fushë, Juventusi ka fituar 48% më shumë, vetëm në ndeshjen e para.