Cristiano Ronaldo ka dhënë një njoftim të rëndësishëm rreth të ardhmes së tij me Portugalinë.
“CR7”, njoftoi se Botërori i vitit të ardhshëm do të jetë i fundit për të.
“Po, 2026 do të jetë Botërori im i fundit, 100%. Unë do të jem 41 vjeç”, deklaroi Ronaldo.
Portugezi, ka luajtur në 5 Kampionate Botërore duke nisur nga viti 2006 deri në më të fundën atë në 2022.
Botërori 2026, do të jetë i 6-ti për të dhe do të jetë mundësia e tij e fundit për të fituar trofeun më të rëndësishëm në futboll./IndeksOnline/