Rodrygo: Vjet s’isha mirë as fizikisht e as mendërisht, faleminderit Ancelotti

Braziliani Rodrygo ka zbuluar se sezoni i kaluar i ka shkuar huq shkaku i problemeve që i kishte në jetën private.
Ylli i Real Madridit e ka kujtuar përmes një interviste për të përditshmen spanjolle “AS”, periudhën më të errët të jetës së tij, e cila tash fatmirësisht është kapërcyer, përcjell “Gazeta Express”.
Përfaqësuesi brazilian tregon se më së shumti në atë kohë të vështirë e kishte ndihmuar trajneri Ancelotti me stafin e tij, por edhe familja sigurisht.
Tash është i gatshëm për ta rikthyer formën ideale dhe për ta pasur një sezon tëy suksesshëm me “Los Blancos”.
“E pata një periudhë shumë, shumë të vështirë në sezonin e kaluar… E kalova një kohë të gjatë pa i folur askujt në jetën time”.
“Askush nuk e dinte çfarë po kaloja… Ishte një kohë shumë e vështirë. Nuk isha mirë as fizikisht dhe as mendërisht”.
“Kjo po më kushtonte shumë… Ancelotti më ndihmoi shumë, ai e shihte çdo ditë se nuk isha mirë, se nuk isha në formë të mirë për të luajtur, se nuk mund ta ndihmoja ekipin”.

Lexo edheIshte heroi i Prishtinës në fundjavë, Baftiu shpallet “Ylli i Javës”
“Nuk kishte kohë për t’u rikuperuar, ne po luanim çdo tri ditë dhe pastaj nuk mund të ndaleshe për ta zgjidhur problemin”.
“Ancelotti e pa që jam një person normal dhe kisha probleme të vërteta. Ai e kuptoi situatën time të ndërlikuar”.
“Carlo më tha: Thjesht qëndro këtu me qetësi, nuk je në formë të mirë për të luajtur tani. E falënderova dhe i kërkova të luaja, por ai e dinte se duhej ta rikuperonte personin përpara lojtarit”.
“Ishte një kohë shumë e vështirë në jetën time… por tani i kam kapërcyer të gjitha, jam mirë. Sa herë që mundem, e falënderoj Carletton, djalin e tij Davide dhe stafin e trajnerëve”.
“Të gjithë më ndihmuan, dhe sigurisht edhe familja ime. Tani ndiej vetëm gëzim, jam i lumtur, shumë i motivuar për ta bërë një sezon të shkëlqyer.” /Gazeta Express














