back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeRizvanolli: Po nis instalimi i filtrave në Termocentralin “Kosova B”

Rizvanolli: Po nis instalimi i filtrave në Termocentralin “Kosova B”

Të ngjajshme

Vazhdon Muçi me formën e mirë, asiston ndaj Basaksehirit

Ernest Muçi po kalon kohën më të mirë të...

Ukraina gati të dërgojë ekspertë dronësh në Lindjen e Mesme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar bisedime me Presidentin e...

Trump thotë se çmimet e naftës mund të jenë të larta për pak kohë

Presidenti i amerikës, Donald Trump ka folur për rritjen...

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se do të fillojë instalimi i filtrave në Termocentralin “Kosova B”.

Ajo thotë se tashmë janë përmbushur të gjitha kushtet teknike por edhe ligjore, duke theksuar se po bëhet me financimin e rreth 90 milionë euro nga Bashkimi Evropian.

“Po nis instalimi i filtrave në Termocentralin “Kosova B” pasi janë përmbushur të gjitha kushtet teknike e ligjore, përfshirë dilatimin e bojlerëve në vitin 2023.  Këtë vit, KEK ka realizuar edhe modernizimin e turbinës në njësinë B1.  Me rreth 90 milionë euro financim nga BE, filtrat do të ulin emetimet e pluhurit deri në 35 herë dhe oksideve të azotit (NOx) deri në 4 herë, duke i sjellë në përputhje me standardet e BE-së dhe duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në Obiliq, Fushë Kosovë, Prishtinë dhe në gjithë Kosovën.  Faleminderit Bashkimit Evropian për mbështetjen afatgjatë në modernizimin e sektorit tonë të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe faleminderit punonjësve dhe menaxhmentit të KEK-ut për punën shumëvjeçare për ta çuar këtë projekt kompleks deri në fazën e implementimit.  Ky është një hap konkret drejt furnizimit më të pastër dhe më të sigurt me energji për familjet dhe bizneset tona, dhe drejt një të ardhmeje më të shëndetshme për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Rizvanolli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz