back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRizvanolli: KEK merr rolin e furnizuesit të fundit, ndërmarrjet të veprojnë brenda...

Rizvanolli: KEK merr rolin e furnizuesit të fundit, ndërmarrjet të veprojnë brenda afatit ligjor

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se nga data 1 qershor 2025, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), ka filluar furnizimin me energji për të gjitha ndërmarrjet që kanë dalë në tregun e lirë por nuk kanë arritur të nënshkruajnë kontrata furnizimi.

Sipas njoftimit zyrtar të KEK-ut, energjia për këto ndërmarrje për ditën e parë të furnizimit është siguruar përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX), me një çmim mesatar prej 64.55 euro për megavat-orë (€/MWh).

Rizvanolli u ka bërë thirrje ndërmarrjeve që brenda afateve ligjore të nënshkruajnë marrëveshje furnizimi me KEK si FMF, ose të gjejnë një furnizues alternativ në treg. Ajo theksoi se KEK mbetet i gatshëm të ofrojë të gjitha informatat e nevojshme për furnizimin përmes këtij mekanizmi të përkohshëm.

“Presim që ZRrE të monitorojë tregun me përpikmëri dhe të ndihmojë të gjitha palët për një tranzicion sa më të lehtë,” tha Rizvanolli, duke shtuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ndihmuar ndërmarrjet që tashmë kanë kaluar në tregun e lirë, në mënyrë që të bëjnë zgjedhjet më të favorshme për bizneset e tyre.

“Sa më shpejt që ndërmarrjet informohen saktë, aq më i lehtë e më i shpejtë do të jetë tranzicioni për to,” përfundoi ajo./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz