Rizvanolli i lë në baltë bizneset: Vendimet për tregun e lirë të energjisë i takojnë ZRrE-së
dp

Lexo edheEdhe Nisma në mbështetje të protestës së veteranëve kundër padrejtësive ndaj krereve të UÇK-së

Ajo ka thënë sa i përket ankesave të bizneseve ato janë duke u trajtuar nga organet kompetente.
“Vendimet për liberalizmin e tregut të energjisë i përkasin ZRrE-së që është institucion i pavarur dhe çfarë do konteste ligjore që mund të ketë, këto janë duke u trajtuar nga gjyqësori dhe ZRrE-ja. Qeveria e Republikës së Kosovës e ka miratuar ligjin që parasheh liberalizimin e tregut në vitin 2015, pastaj Kuvendit i Kosovës në vitin 2016. Tani është çështje e zbatimit”, ka thënë ajo në një deklarim për media.
Gjykata Komerciale të mërkurën ka pezulluar njoftimin për e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për liberalizimin e tregut të energjisë dhe caktoi masën e sigurisë deri në një vendim përfundimtar.

Lexo edheEdhe Nisma në mbështetje të protestës së veteranëve kundër padrejtësive ndaj krereve të UÇK-së
31 korriku ka qenë afati i fundit për furnizim me energji elektrike nga KEK-u për bizneset që nuk ka lidhur kontrata me furnizues në tregun e lirë.