back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeRivaliteti liderist, Kurti refuzon dy herë Thaçin

Rivaliteti liderist, Kurti refuzon dy herë Thaçin

Të ngjajshme

Milot Rashica bën asist fantastik në derbin ndaj Trabzonit

Skuadra e Besiktasit është duke fituar 1:3 ndaj Trabzonsporit,...

Ernest Muçi shënon gol ndaj ish-skuadrës së tij në Turqi

Skuadra e Trabzonsporit ka shënuar gol ndaj Besiktasit, në...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme i ka refuzuar të dyja ftesat e presidentit Hashim Thaçi për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit të ri. Ngutësia e presidentit Thaçi për ta ftuar Kurtin dy herë brenda një dite është parë si e qëllimshme, përderisa edhe mospranimi i Kurtit që të takohet me Thaçin është konsideruar mosgatishmëri e tij për të marrë përgjegjësi qeverisëse, shkruan gazeta “Zëri”.

Një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës presidenti i vendit Hashim Thaçi e shfrytëzoi të drejtën e tij ta thërrasë për konsultim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin si fitues të zgjedhjeve të tetorit për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë. Madje ftesën e njëjtë Thaçi e bëri dy herë brenda ditës. Por të dyja ftesat e tij u refuzuan nga Kurti për shkak të, siç ka thënë ai, mosprezencës së tij në vend.

Ngutësia e presidentit Thaçi për ta mandatuar sa më parë kryeministrin e ri po shihet si e qëllimshme për t’ia kufizuar afatin kohor Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e koalicionit qeverisës. Mirëpo edhe anulimi i takimit me Thaçin nga ana e Kurtit, sipas partive tashmë opozitare, është parë si mungesë gatishmërie e tij që t’i marrë përgjegjësitë të cilat do t’i takojnë në qeverinë e re, shkruan tutje “Zëri”.

Por pavarësisht kësaj, analistët vlerësojnë se takimi është i pashmangshëm në mënyrë që të vazhdojë procedura për formimin e institucioneve të reja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz