Rita Ora: Urime pavarësia, ju premtoj super koncert
01·
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora është dalur në një konferencë për shtyp të mbajtur në Prishtinë në orët e pasdites
Këngëtarja ka thënë se është e lumtur që do të këndojë në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Kam ardhur në Kosovë dhe sonte do ju jap shfaqjen më të mirë që kam bërë në ndonjë vend të Botës”, ka thënë ajo.
Këngëtarja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë koncert para afër një muaji.
Lexo edheLive nga konferenca e Rita Orës në Kosovë
Fillimisht ishte thënë se ajo nuk do të këndonte për shkak të një shume të parave që ishin kërkuar, por qeveria më vonë e kishte sqaruar këtë rast.
Këngëtarja pritet që të dal para publikut kosovar sonte pas orës 22:00. /GazetazExpress/














