Rita Ora i uron fat Kosovës në ndeshjen kundër Anglisë
01·

Në profilin e saj në Instagram, Rita Ora, e ka postuar një fotografi që është shkrepur në vitin 1999 në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
Aty shihen ushtarët e Britanisë së Madhe duke luajtur futboll me fëmijë kosovarë në një lagje të kryeqytetit, e kjo u bë virale.

Lexo edheKy mund të jetë formacioni i Kosovës përballë Anglisë (FOTO)
Në mbishkrimin e fotografisë, Ora ka shkruar “Paçi fat!!!”.
Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e fundit për kualifikime në kampionatin evropian e ka mposhtur Republikën Ceke me rezultat 2 me 1, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Express/















