back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaSportRikujtohet momenti kur tifozi i Arsenal, Eberechi Eze – pyetet për një...

Rikujtohet momenti kur tifozi i Arsenal, Eberechi Eze – pyetet për një kalim te Spurs

Të ngjajshme

Mesfushori ofensiv i Crystal Palace, Eberechi Eze, është lidhur gjatë këtij afati kalimtar me Arsenal dhe Tottenham Hotspur, ndërsa në rrjetet sociale është rikthyer një intervistë e tij e vjetër ku pranon se është tifoz i Arsenal.

27-vjeçari ka shkëlqyer me Palace vitet e fundit dhe ishte titullar në barazimin 0-0 ndaj Chelsea në Stamford Bridge të dielën. Ai madje shënoi me goditje dënimi, por goli u anulua pasi bashkëlojtari Marc Guehi (i lidhur me një transferim te Liverpool) qëndronte shumë afër murit të kundërshtarëve.

Pas ndeshjes, trajneri i Palace, Oliver Glasner, foli për të ardhmen e Eze dhe konfirmoi se klauzola e lirimit prej 68 milionë funte ka skaduar.

“Kush e di të vërtetën? Shkruhen shumë gjëra, ka shumë thashetheme dhe secili tregon diçka për interesin e vet. Jam i qetë, por e di që kemi edhe dy javë deri në fund të merkatos dhe tani që klauzola e Ebs (Eze) ka skaduar, vendimi është i klubit. Do të shohim çfarë ndodh”, tha Glasner.

The Athletic raportoi të dielën për interesin e vazhdueshëm të Spurs, ndërsa të hënën Fabrizio Romano dha një përditësim.

“Kryetarët e Tottenham dhe Crystal Palace, Daniel Levy dhe Steve Parish, kanë qenë sot në kontakt të drejtpërdrejtë për marrëveshjen e Eberechi Eze. Kuptohet që Spurs janë të gatshëm të ofrojnë 55 milionë £ plus 5 milionë në bonus për ta realizuar marrëveshjen. Eze e ka informuar Palace javën e kaluar për dëshirën e tij për t’iu bashkuar Tottenham”, shkroi Romano.

Megjithatë, kjo ‘dëshirë’ për t’u bashkuar me Spurs ka habitur shumë tifozë, pasi ka rikthyer në vëmendje një video të vitit 2018 kur Eze luante për Queens Park Rangers. Në një intervistë me Alessandro Morolli-Schiavone, ai zbuloi se ishte tifoz i Arsenal.

“Thjesht i kam mbështetur që i vogël, për mënyrën si luanin… Kam luajtur edhe me ta kur isha më i ri. Kur isha i vogël, e doja shumë Thierry Henry, dhe kjo është arsyeja pse vendosa të firmosja atje… Të luaja për klubin që e mbështes, kjo ishte ajo që doja të bëja. Kam zhvilluar një dashuri për këtë skuadër”, kishte thënë Eze në këtë intervistë.

Gazetari më pas e pyeti:

“Pra je tifoz i Arsenal. Do të thotë kjo që e përjashton ndonjëherë një kalim te Tottenham?”

Eze u përgjigj:

“Nuk e di, nuk e di për këto gjëra. Ndoshta”.  /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz