BallinaLajmeRifillon punën Zyra e Veteranëve të UÇK-së në Qeveri

Rifillon punën Zyra e Veteranëve të UÇK-së në Qeveri

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për...

“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës, policia në kërkim të saj

Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”,...

Në hall me kontratat kolektive, Ibrahimi: Komunat po sakatohen

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi...

EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet

Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu prezantuan dje anëtarëve...

KEDS informon: Kur dhe ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar...

Sot ka rifilluar punën zyra e veteranëve të UÇK-së në Qeverinë e Kosovës.

Kjo zyrë kishte ndërprerë punën për shkak të mungesës së stafit të punëtorëve si pasojë e aplikuesve të shumtë për statusin e veteranit.

Me të hapur zyrën, filluan punën për lëshimin e vërtetimit të të gjithë veteranëve të UÇK-së të cilët kanë çertifikatë të statutit të veteranit.

Hapja e kësaj zyre dhe rifillimi i punës erdhi si vendim i Qeverisë ku në këtë zyrë tashmë janë punësuar dhe dy punëtorë të tjerë, njofton Klan Kosova.

Më herët nuk kanë pasur staf të mjaftueshëm për të kryer gjithë këto punë pasi ka shumë veteranë të cilët nuk mund të kenë marrë vërtetim me të cilin do të përfitonin pensionin nga ky status.

Faik Fazliu nga kjo zyrë, ka thënë se puna do të vazhdojë në orar të rregullt për të gjithë veteranët të cilët e kanë statusin e veteranit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz