Ribery mohon akuzat se është i përfshirë në rastin “Epstein”
dp

Lexo edhePriti shumë por ia doli, Wirtz fiton një nga çmimet më të mëdha të Liverpulit

Legjenda e Bayern Munichut, Franck Ribery ka marrë vëmendje së fundi.
Kjo pasi që francezi, u përfol se ishte i përfshirë në rastin e Jeffrey Epstein, por që kjo u mohua nga Ribery.
Ai madje tha se do të ngreh padi ndaj atyre që publikuan këtë, duke e cilësuar si shpifje.
Ribery ishte përmendur në një dokument të vitit 2019, me emrin e tij që është gjetur në dosjet e publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë

Lexo edhePriti shumë por ia doli, Wirtz fiton një nga çmimet më të mëdha të Liverpulit
Dokumenti, u paraqit si letër e një gruaje nga Morlaix që përmban akuza të pambështetura ndaj legjendës franceze.
Avokati i Riberys këto deklarata i ka quajtur si të rreme.
“Liria e shprehjes nuk mund të justifikojë përhapjen e shpifjeve që dëmtojnë një ish-futbollist që kërkon të jetojë i qetë me familjen”, tha avokati i Riberyt.