back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeRezoluta e PE-së për zgjerimin: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor që dy vendet të...

Rezoluta e PE-së për zgjerimin: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor që dy vendet të ecin përpara

Të ngjajshme

Çfarë gabimi amator nga portieri Jorgensen, PSG-ja shënon të tretin

Skuadra e PSG-së ka shënuar golin e tretë ndaj...

Ndeshje fantastike, Chelsea nuk dorëzohet, barazon rezultatin ndaj PSG

Chelsea e ka barazuar rezultatin ndaj PSG. Fernandez ka realizuar...

Ky është Chelsea, Enzo barazon ndaj PSG-së

Skuadra e Chelseat ka barazuar rezultatin ndaj PSG-së, në...

Çmenduri, çmenduri – Valverde kompleton ‘Hat-trick’-un në pjesën e parë

Real Madrid e ka realizuar edhe golin e tretë. Valverde...

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë të mërkurën në lidhje me strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Teksti i miratuar, mes tjerash, siç raporton Klankosova.tv, përmend edhe avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane e cila, sipas Rezolutës, kontribuon në stabilitetin rajonal.

Rezoluta nënvizon rëndësinë e Dialogut Kosovë-Serbi, i cili thotë se është thelbësor për të dyja vendet “që të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane dhe do të kontribuojë në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”.

Po ashtu, Rezoluta përgëzon Shqipërinë dhe Malin e Zi për progresin e tyre të rëndësishëm, “duke vënë në dukje ambiciet e tyre për të përfunduar negociatat deri në fund të vitit 2026 dhe në fund të vitit 2027 përkatësisht”.

Teksti i miratuar “u bën thirrje institucioneve të BE-së, veçanërisht Këshillit, që t’i përgjigjen kësaj ambicieje, të heqin pengesat nga ana e BE-së dhe kështu të rrisin besueshmërinë dhe parashikueshmërinë e procesit, duke respektuar plotësisht parimin e ‘bazuar rreptësisht në meritë’”.

Rezoluta e miratuar në seancën e sotme të Parlamentit Evropian nënvizon edhe rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm me mirëbesim të Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në përputhje me kornizën negociuese të BE-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz